Hamiti i LDK-së e kritikon presidenten Osmani: U rreshtua me Kurtin
Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka komentuar masat ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Ai i ka konsideruar si shumë të ashpra masat e vendosura nga ana e BE-së.
Madje, ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, po synon të “ëmbëlsojë” sanksionet e vendosura duke iu referuar atyre si masa.
“Qeveria po përpiqet me e ëmbëlsu këtëfarë diskursi… Për fatin e keq të këtij populli kjo parti është në pushtet dhe e ka vendosur shtetin e Kosovës në konfrontim me aleatët.” – tha ai në T7.
Zyrtari i LDK-së vlerësoi se presidentja Vjosa Osmani është rreshtuar me Kurtin në këtë çështje, qoftë me veprimet apo mosveprimet e saj.
“Ajo është rreshtuar me Kurtin me veprimet dhe mosveprimet e saj”, tha Hamiti.