Hamiti e kritikon Kurtin për gjuhën: Diskurs i ulët, po i fyen rivalët politikë
Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për gjuhën gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Hamiti ka vlerësuar se kjo gjuhë është një dikurs i ulët.
Përveç audiencës së VV-së, sipas Hamitit, Kurti po i fyen edhe rivalët politikë.
“Diskursi i ulët i Kurtit dhe i protagonistëve të VV-së në fushatën zgjedhore është fyes pikëspëari për audiencën e tyre, të cilën e nënçmojnë, duke e trajtuar si të padijshme. Kënaqësia që u jep kjo gjuhë sejmenëve të Kurtit, të cilët shfaqen tue qeshë me entuziazëm, tregon veçse karakterin e tyre servil. Me këtë gjuhë, partia në pushtet i fyen rivalët politikë, që i sheh si armiq – tipike për një formacion politik jodemokratik - por edhe shumicën e qytetarëve të Kosovës që e mbështesin opozitën” – ka shkruar ai.