Haliti për çmimet e barnave: S’ka politikan të sinqertë, as tregtar humanist - NACIONALE

Haliti për çmimet e barnave: S’ka politikan të sinqertë, as tregtar humanist

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, teksa po diskutohej për Projektligjin për Rregullimin e Çmimeve të Ilaqeve, tha se s’ka tregtar humanist, as politikan të sinqertë.

“Ai që ka shkuar te një varr dhe aty e ka pa të shkruar ‘këtu pushon një politikan i ndershëm’, ka pyetur ‘a janë një a dy?’. Edhe i ndershëm edhe politikan është vështirë me qenë. Edhe tregtar edhe humanist është vështirë me qenë. Sepse tregtari blen ma lirë e shet ma shtrenjtë” – ka thënë Haliti.

Gjithashtu, një problem tjetër që Haliti e përmendi në Kuvend; barnat në barnatore në të vërtetë s’kanë çmime të etiketuara.

Lajme të ngjashme