Haliti: Në aferën e Martin Berishajt i përfshirë Albin Kurti, ka edhe para ruse - NACIONALE

Haliti: Në aferën e Martin Berishajt i përfshirë Albin Kurti, ka edhe para ruse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Haliti, ka komentuar informacionet e reja për skandalin korrupiv, në të cilin është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Përmes një statusi në Facebook, Haliti ka thënë se edhe para ruse mund të jënë implikuar në aferen e ambasadorit Berishaj.

Në anën tjetër, ne kemi Martin Berishajn, një ambasador të Kosovës, jo i karrierës por i emëruar politikisht nga Vetëvendosje, i dyshuar për shpërlajre parash nga Serbia, përmes kompanive energjetike që rrjedhimisht implikon edhe para Ruse, që ende vazhdon të ushtrojë funksionin e ambasadorit”, shkruan Haliti.

Madje, ai ka shkruar se në këtë aferë është i përfshirë edhe vet Kryeministri Kurti.

Madje në mbrojtje të tij kishin dalë krejt qeveria dhe përkrahës të tij nëpër televizione duke i sugjeruar të qëndronte vertikalisht. Sidomos pas kësaj mbështetjeje masive ishte fare e qartë që Martin Berishaj sigurisht se nuk ka funksionuar si individ i vetëm. Ai sipas gjitha gjasave ka funksionuar si pjesë e një strukture më të organizuar që implikon partinë në pushtet Vetëvendosjes deri tek kreu i saj Albin Kurti. Këta vërtetë kanë folur shumë gjatë për korrupsionin por tash si duket nga ta do të mësojmë më saktësisht se çka në të vërtetë është korrupsioni, shpërlarja e parasë dhe aktivitetet tjera kriminale me qëllim të ndikimit politik”, shkruan tutje Haliti.

Gjatë ditës së sotme, Nacionale përcolli raportimet e fundit nga mediat sllovene që jepnin detaje të fundit dhe mjaft shqetësuese nga skandali financiar i ambasadorit Martin Berishaj.

Mes tyre, tregohej se një pjesë e parave nga GEN-i serb kishte përfunduar në duart e ‘rrethit’ të kryeministrit Albin Kurti, dhe se për këto transaksione kishte pasur dijeni edhe shërbimi sekret famëkeq serb BIA.

Nacionale ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë për të adresuar këto pretendime të fundit, por deri më tash nuk ka marrë përgjigje.

Lajme të ngjashme