Haliti i qartë: Nëse PDK-ja s’del e para, duhet me qenë në opozitë
Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, ka folur rreth zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Në një intervistë për Kosovapress, Haliti vlerësoi se nëse PDK-ja nuk del e para në zgjedhje, atëherë duhet të qëndrojë në opozitë.
“Kam mendimin tim se Vetëvendosje vet nuk do të jetë e interesuar të jetë në koalicion me PDK-në. Sidoqoftë, unë si prej politikanëve dhe deputetëve që prej fillimit që kam qenë në të gjitha legjislaturat, mendoj që partitë serioze që duan pushtet, kur nuk janë shumicë duhet të rriten. Unë mendoj që nëse nuk dalim të parët duhet me qenë në opozitë”, ka thënë Haliti në një intervistë për KosovaPress.