Haliti: Dimal Basha ka bërë tradhti - NACIONALE

Haliti: Dimal Basha ka bërë tradhti

11 muaj më parë

nga NACIONALE

“Xhavit Haliti ishte shef i logjistikës për UÇK-në. ai drejtonte fondin ‘Vendlindja thërret’ edhe kur fondet u shteruan, u kthyen me të madhe te krimi i organizuar” – Kështu shkruhet në punimin e maqedonases Jana Avrovska dhe tash kryeparlamentarit të Kosovës, Dimal Basha, të publikuar më 2012.

Xhavit Haliti, ka thënë se jo për të, po për shkak të ‘përpjekjes për të denigruar UÇK-në’, Dimal Basha duhet të dalë para drejtësisë.

Dimali meqë se është bashkautor, njësoj është, njeriu kur e vret njeriun, nëse qëllon aty dhe ja jep një revole dhe thu kemi dalë me vra dikë bashkë, dënohesh.

Mendoj se përveç përgjegjësisë për dezinformatë të opinionit, në veçanti atij ndërkombëtar, Dimal Basha do të duhej të jepte llogari para drejtësisë sepse është përpjekur ta denigrojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, - tha Haliti në Debat Plus.

Ai ka thënë se ‘Dimal Basha ka bërë tradhti’.

“Kjo është e barabartë me tradhti, gjykojeni si të doni.

Nëse, Xhavit Haliti apo dikush tjetër që është përmendur aty, ka një argument që është i implikuar prej pas luftës e deri sot, në tender, vrasje, sic më kanë akuzuar, unë mendoj se duhet me dhanë përgjegjësi unë.

Nëse një Dimal – që ka shumë Dimalë pas vetes, e kanë bë, i takon ta informojë opinionin publik kush i raportoi ta bënte atë raport. Ato prej yjeve nuk kanë mundur ta marrin raportin”, tha Haliti.

Lajme të ngjashme