Haliti: Deharit mund t’i ketë kërkuar Kurti që mos ta vazhdojë seancën, të gjithë përdoren nga partia - NACIONALE

Haliti: Deharit mund t’i ketë kërkuar Kurti që mos ta vazhdojë seancën, të gjithë përdoren nga partia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se kryesuesi i seancës, Avni Deharit, mund të jetë përdorur nga Kurti për të mos e vazhduar seancën.

Ai ka thënë se të gjithë përdoren në një moment ose tjetrin nga partia.

“Kompetencat e kryesuesit janë me drejtua seancën deri në zgjedhje e kryesisë së kuvendit. Tani ne betejën që është duke u zhvilluar në Kuvend janë në shprehje interesat e pozitës dhe partive opozitare të cilët janë në një betejë kush të fitojë edhe kjo është një betejë politike dhe s’ka të bëjë me kushtetutshmërinë dhe as në shkelje ligjore. Avniu asnjë kompetencë tjetër nuk ka përveçse ta qes në votim dhe tua jep fjalën të ngarkuarve për të fol në emër të grupeve parlamentare të tjerat janë çështje puro politike për të cilat po luftohet në Kuvend. Avniut do të mund t’ia ketë kërkuar VV ose Albini që të mos vazhdojë seancën. Sigurisht që çdonjëri mund të përdoret nga partia e vet edhe ne jemi përdorë… Detyrë e opozitës është me kritiku. Sidoqoftë, Avniu s’ka pasë asnjë kompetencë tjetër dhe e ka shty seancën. Ai ka kompetencat bllanko me e udhëheq seancën për dy çështje; me e qitë në votim, me nunërua votat, me konstatu votat, nëse s’i ka me kërkesë të palëve e shtyn seancën. Absolutisht nuk ka kurrfarë shkelje….Shtyrja është e domosdoshme kur s’ka kuorum. Në momentin që krijohen nga gjitha partitë për me votu kryesuesi duhet me qit në votim raportin”, tha Haliti për RTV21./

Lajme të ngjashme