Halimi për rënien dramatike të lirisë së medias në Kosovë: Shqetësuese - NACIONALE

Halimi për rënien dramatike të lirisë së medias në Kosovë: Shqetësuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtoresha e Kulturës në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, thotë se renditja e Kosovës në vendin e 99-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, është shqetësuese për vendin tonë.

Ajo shkruan:

“Liria e mediave është shpirti i demokracisë. Renditja në pozitën e 99-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, të publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij, është shqetësuese për vendin.

Ky pozicionim nuk është vetëm një statistikë – është pasqyrë e gjendjes reale në terren. Nëse nuk ndërmerren masa konkrete për të mbrojtur dhe fuqizuar gazetarët, rrezikojmë të humbim njërën nga vlerat më të çmuara të shoqërisë sonë: të drejtën për të thënë të vërtetën.

Gjuha e pushtetit drejtuar gazetarëve dhe çdo zëri kritik, si “bashkëpunëtorë të Serbisë”, tashmë është normalizuar. Kjo qasje po rrezikon përditë jetën e gazetarëve dhe secilit që përpiqet të kontribuojë në mbrojtjen e demokracisë”

Lajme të ngjashme