Halimi pas marrëveshjes: Sot duhet të marrë fund makineria propagandistike e Vetëvendosjes - NACIONALE

Halimi pas marrëveshjes: Sot duhet të marrë fund makineria propagandistike e Vetëvendosjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja politike (nuk ka dhënë dorëheqje) e LDK-së, Sibel Halimi, e ka bërë një status në profilin e saj në Facebook në lidhje me ngjarjen e djeshme në Ohër ku u raportua arritja e një marrëveshjeje edhe për zbatimin e Propozimit Evropian.

“Fundi i një historie populliste,” – është epigrafi që e ka vënë znj. Halimi për marrëveshjen e djeshme ku Asociacioni duket se do të jetë pjesë përbërëse.

Sipas anëtares së kryesisë së partisë më të vjetër parlamentare, VV ka shfrytëzuar “fatkeqësitë e qytetarëve vetëm për hir të pushtetit”.

“Prandaj, makineria propagandistike e demagogjike për të krijuar një gjendje tjetër sot, të prodhuar nga zyret e Vetëvendosjes, duhet të marrë fund.” – ka porositur ajo.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme