Halimi e LDK-së, Kurtit: Vendi nuk zhvillohet duke prezantuar realitet fiktiv
Zëdhënësja politike e LDK-së dhe anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Sibel Halimi, e ka bërë një status në profilin e saj në Facebook në të cilin pretendon se kryeministri po propagandon në Vjenë për rritje ekonomike.
Halimi është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po tregohet i pandjeshëm me qytetarët që po përballen me inflacion derisa flet për rritje ekonomike.
“Rritjen reale prej 3.7%, mundohen të na e shesin për 4.9%.” – shkruan znj. Halimi.
Ajo më tej jep mesazhe interesante në drejtim të të parit të Ekzekutivit.
“Kryeministri duhet ta ketë të qartë se vendi nuk zhvillohet duke prezantuar realitet fiktiv, por duke ndërhyrë për ta përmirësuar atë.” – thotë ajo.
LDK ka qenë vazhdimisht e zëshme për veprimet e ngathëta të Qeverisë Kurti në përballimin e krizës ekonomike në vend.