"Hakmarrja" e Gërvallës, nënshkruhet vendimi për kthimin e menjëhershëm të Konsullit në Hamburg
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Hamburg të Gjermanisë, Gramos Begolli, do të kthehet në Kosovë më shpejt nga ç'e kishte menduar.
Kjo mbështetet në një vendim të nënshkruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, të cilin e ka bërë publik Gazeta Express.
Nuk dihet në është rastësi apo jo, por ky vendim erdhi vetëm pak pasi Begolli rrëfeu ngjarjen e vizitës së znj. Gërvalla-Schwarz në Hamburg. Sidoqoftë, ai duhet të kthehet sot në Kosovë.