Haki Abazi sot në konferencë për media, flet për urdhrin e Kurtit për shkarkimin e tij
Deputeti i Vetëvendosjes Haki Abazi rreth orës 10:00 të ditës së sotme do të mbajë konferencë për medie. Konferenca është thirrur nga vet Abazi I cili ka njoftuar se me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është iniciuar shkarkimi i tij nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE- Kosovë.
Dputeti Abazi ka paralajmëruar një konferencë për shtyp ku do të flas në lidhje me çështjen në fjalë.
Ai ka paralajmëruar se do të diskutojë edhe për ato që i quan si “audio/video” inçizime dhe skandale tjera.
Sipas tij, Kurti po kërkon t’i mbulojë këto audio/video inçizime me urdhërin e dhënë për shkarkimin e tij.