Haki Abazi përkrah kërkesën e opozitës: Të formohet Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore - NACIONALE

Haki Abazi përkrah kërkesën e opozitës: Të formohet Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore

4 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti tashmë i pavarur, Haki Abazi ka përkrahur formimin e një Komisioni Hetimor, të propozuar nga opozita, në lidhje me kontratat një burimore.

Abazi në fjalën e tij gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ekzekutivi duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e veta.

“Mora fjalën për të përkrahur plotësisht formimin e Komisionit Hetimor, paralemntari e ka për detyrë të mbajë ekzekutivin përgjegjës për veprimet e veta, s’mendoj që duhet të kishe bile debat se a duht formuar komisioni.” u shpreh ai.

Sipas tij, jo vetëm që është shpenzuar buxheti, por edhe rezultatet janë zero.

“Shumat e kontratave një burimore janë të atilla edhe për nga numri, edhe për nga sasia, të cilat do të duhej të bëheshin të qarta pse kanë ndodhur, jo vetëm për faktin që u shpenzua buxheti, por që rezultatet janë 0.” – tha Abazi.

Lajme të ngjashme