Haki Abazi: Lajçak ka qenë në vazhdimësi problematik - NACIONALE

Haki Abazi: Lajçak ka qenë në vazhdimësi problematik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur rreth dialogut Kosovë – Serbi, duke e quajtur problematik rolin e Emisarit të BE-së për dialog, Mirslav Lajçak.

Abazi shpreson që Lajçak të mos jetë i involvuar në takimin e radhës në Bruksel mes palëve.

“Shpresoj shumë që kësaj here në këtë proces nuk do të përfshihet fare Lajçak i cili mendoj që ka qenë në vazhdimësi problematik sa i përket informacionit që është bartur mes Kosovës dhe Serbisë. E them hapur dhe vazhdoj të them edhe shpresoj që Bislimi e ka kuptuar qartë një gjë të tillë dhe ndoshta niveli i diskutimit, edhe i paraqitjes, do të jetë në nivelin e argumentimeve ekipore dhe jo për brenda kornizave të cilat bëhen të qarta post mortum”, tha ai në Tëvë1.\

Tutje, deputeti Abazi shtoi se Serbisë i është dhënë e drejta që të paraqitet në Bruksel si palë konstruktive, e në anën tjetër të jetë edhe përkrahëse e Rusisë.

“Sepse i ka dhënë një subjekti siç është Serbia, të drejtën që të paraqitet në Bruksel si palë konstruktive, negociuese, në anën tjetër të shtyejë vlera kriminale çfare i pamë ato në barrikada, edhe të jetë përkrahës i Rusisë. Këto gjëra nuk shkojnë në të njëjtën kohë”, tha ai.

Lajme të ngjashme