Hajdar Beqa përmend raportimet e Nacionales për punësimet në Ibër-Lepenc dhe luftën e qeverisë me hetuesit - NACIONALE

Hajdar Beqa përmend raportimet e Nacionales për punësimet në Ibër-Lepenc dhe luftën e qeverisë me hetuesit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka përmendur në Kuvend raportimin e Nacionales lidhur me punësimin në Ibër-Lepenc.

Nacionale kishte siguruar biseda që dëshmonin se asamblisti i VV-së u punësua në Ibër-Lepenc.

Beqa theksoi se dhe publikimet për mesazhet që dëshmojnë mënyrën e votimit.

“Mediat po iu shohin çfarë interferimi keni ata deputetët në fund me punësime. Çfarë interferimi me vota. Paramendo çka bëni këtu”, tha Beqa.

“E shkarkuat, ju jeni ata që folni në emër të interferimit në drejtësi. Kemi raste ku keni shkarkuar njerëzit që po hetojnë ministrat e juaj, kemi pesë zyrtarë policorë që ua keni ndërru, iu keni shpallur luftë, ja keni ndërru vendin e punës. 4 të tjera kanë dhënë dorëheqje”, tha Beqa.

Lajme të ngjashme