Guri i LDK-së: Nomadë nuk është opozita, por Albin Kurti
Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka deklaruar se i vetmi nomadë në Kosovës është kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Para hyrjes në Kuvend, ai ka thënë se Kurti është i vetmi lider që nuk ka shtëpi dhe pronë në Kosovë.
“Nomadë janë ata që nuk kanë shtëpi, e i vetmi në Republikën e Kosovës që nuk ka shtëpi është Albin Kurti. Kështu që nomadë nuk është opozita, por është Albin Kurti, që nuk ka vend rezident ku jeton. Nuk e ka familjen këtu”, ka thënë Guri.