Guerot: Kosova ka nevojë për institucione funksionale, është në interes të të gjithëve - NACIONALE

Guerot: Kosova ka nevojë për institucione funksionale, është në interes të të gjithëve

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të institucioneve funksionale si parakusht për stabilitetin dhe mbrojtjen e demokracisë në vend.

Gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Guerot tha se Kosova, njësoj si vendet e tjera evropiane, përballet me kërcënime ndaj sistemit demokratik. Në këtë kontekst, ai tha se është jetike që të funksionojnë të gjitha hallkat institucionale – përfshirë Kuvendin, Qeverinë, gjyqësorin dhe median.

“Mendoj që Kosova si çdo vend tjetër ka nevojë për institucione funksionale, të gjitha institucionet, Kuvendi, Qeveria, poashtu nevojitet edhe gjyqësori i pavarur dhe mediat që funksionojnë mirë. Kjo është në interes të Kosovës, të shtetasve të Kosovës, është në interes të të gjithëve, sepse ka kërcënime ndaj demokracisë gjithandej kontinentin”.

“Ne jemi dëshmitarë me ato tentimet për ta manipuluar zgjedhjet në Moldavi, pastaj tentimet për të manipuluar zgjedhjet në Rumani, zgjedhjet këtu në Kosovë janë përshkruar si të drejta nga BE-ja në vet ditën e zgjedhjeve gjithçka ishte në rregull dhe mendoj që qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë institucione funksionale pas asaj”, deklaroi Guerot.

Lajme të ngjashme