Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore dënon reagimet fyese ndaj Saranda Bogujevcit
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) ka dënuar reagimet fyese dhe seksiste ndaj nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, pas një debati në Parlamentin e Kosovës me 9 mars, ku u diskutua për të drejtat e grave për të lindur fëmijë përmes asistencës mjekësore.
GSBGJ thekson se Parlamenti nuk duhet të lejojë hapësirë për diskurs ofendues që synon individë ose grupe të bazuara në karakteristika të qenësishme.
Në reagim thuhet se çështja e shëndetit riprodhues të grave është definuar dhe sqaruar nga Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) dhe është drejtpërdrejt e zbatueshme në Kosovë, nën nenin 22 të Kushtetutës së Kosovës.
GSBGJ kërkon që institucionet përkatëse të respektojnë angazhimet e tyre që rrjedhin nga dokumentet ndërkombëtare dhe të sigurohen që të gjitha gratë dhe vajzat të mbrohen nga diskriminimi dhe rastet e gjuhës së urrejtjes.
Reagimi i plotë: