Gruda pas vendimit të kushtetueses: Reformat e qeverisë në drejtësi janë joprofesionale dhe joserioze - NACIONALE

Gruda pas vendimit të kushtetueses: Reformat e qeverisë në drejtësi janë joprofesionale dhe joserioze

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Gruda ka thënë se ky vendim ka konfirmuar se nismat e qeverisë për refoma në drejtësi janë joprofesionale dhe joserioze.

Postimi i plotë i tij:

Sot, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, sipas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji të bërë nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ky vendim konfirmon edhe njëherë se nismat e qeverisë për reforma në drejtësi janë joprofesionale dhe joserioze.

Lajme të ngjashme