Grubi: Fitoj Maqedonia Evropiane, dështuan koalicionet kundër Ahmetit dhe luftës së UÇK-së
Zëvendëskryeministri Artan Grupi është shprehur i bindur në fitoren e Bujar Osmanit ndaj Arben Taravarit.
Para përkrahësve të BDI-së, të cilët kanë dal për të festuar në sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi ka thënë se në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka fituar Maqedonia Evropiane.
Ai ka thënë se kanë dështuar koalicionet që dëshiruan dështimin e UÇK-së.
“Fitoj Maqedonia evropiane, sepse po bëjmë festë. Me gjithë ato konstruksione me gjithë ato koalicione për ta shkatërruar UÇK-në, BDI dhe Ali Ahmetin dështuan në mënyrë spektakulare sepse qytetarët shqiptar dhe Maqedonisë së Veriut u përcaktuan për Maqedoni shqiptare për Ali Ahmetin. Unë dua të falënderoj të gjithë qytetarët. Kjo fitore do të dyfishohet në maj”, ka deklaruar Grubi.