Grenell: Jack Smith përdori agjentë të rremë të CIA-s kundër Thaçit - NACIONALE

Grenell: Jack Smith përdori agjentë të rremë të CIA-s kundër Thaçit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se Smithi ka përdorur agjentë të rremë të CIA-s për të manipuluar dëshmitarët në procesin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë për më shumë se dy vite.

Sot u takova me një gazetar në Tiranë, i cili ndau me mua sinjalizuesi i lëshuar nga Haga - të "dëshmitarëve" që tërhiqnin dëshminë e tyre kundër

@HashimThaciRKS

sepse Jack Smith përdori agjentë të rremë të CIA-s për të manipuluar dëshminë e tyre.”

Kujtojmë se Smith tashmë është në krye të procesit të hetimit kundër Trump.

Lajme të ngjashme