Gratë në Kosovë përballen me sfida në punësim - NACIONALE

Gratë në Kosovë përballen me sfida në punësim

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndoshta dita e vetme kur gratë vlerësohen dhe trajtohen me dinjitet në Kosovë është 8 marsi.

Kosova vazhdon të ketë vështirësi në arritjen e barazisë gjinore dhe kjo gjë është dëshmuar së fundmi me një shkrim të publikuar nga Demokracia për Zhvillim (D4D).

Organizata në fjalë ka nxjerrë disa të dhëna, të cilat dëshmojnë pozitën e vështirë të gruas në fushën e punësimit.

Ndonëse papunësia është e përgjithshme në Kosovë, për të gjitha kategoritë e njerëzve, prapë vërehet pabarazi ndërmjet burrave dhe grave. Këto të fundit kanë shkallë dukshëm më të lartë të papunësisë.

Gratë janë 79% më shumë joaktive se burrat, dhe 62% më pak të punësuara, bëhet e ditur nga D4D.



Sipas D4D, fuqizimi ekonomik i gruas vazhdon të jetë një nga faktorët kryesorë në përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri.

Lajme të ngjashme