Gorani pas Exit Poll-it në T7: Kam pritë rënie më të madhe të Vetëvendosjes
Gazetari Dukagjin Gorani ka analizuar rezultatet e Exit Poll-it të prezantuar nga Baton Haxhiu në T7, ku Lëvizja Vetëvendosje parashikohet t’i merr 37 për qind të votave.
Gjatë debatit në emisionin Pressing, Gorani u shpreh se e konsideron këtë një rezultat të lartë për partinë në pushtet, duke pasur atë që ai e quan “fushatë konstraverse”.
“Rezultat shumë i naltë për partinë në pushtet. Marrë pararsysh katër vitet e qeverisjes, dhe fushatës që ka qenë shumë e ashpër dhe kontraverse, kështu që, fitore reale e kësaj reale është VV. Në anën tjetër, nëse e shohim se cila ka pësu rënie e cila ngritje, atëherë VV’ja është ajo që ka humb, dhe LDK’ja është ajo që ka fitu sepse ka pasur ngritjen më të madhe.Kam prit rënie më të madhe të VV”, tha ai.