Gorani: Jemi keq - të hasmuar mes vete, të ekskomunikuar rajonalisht, të izoluar ndërkombëtarisht - NACIONALE

Gorani: Jemi keq - të hasmuar mes vete, të ekskomunikuar rajonalisht, të izoluar ndërkombëtarisht

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Dukagjin Gorani habitet se pse nuk ka një bashkëpunim në mes të politikës jokonvencionale që përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë dhe të njëjtës politikë – sipas tij – që përfaqëson ideologjia e Presidentit Donald Trump - ajo politikë jokonvencionale që në qendër e ka sloganin ‘Make America Great Again’.

“Momente si këto ndikojnë në fushatë sepse prodhohet natyrisht imazhi dhe miti i viktimës. Shtresat e pakënaquna dhe njerëzit që besojnë se janë të shpronësumë nga ndonjë system, automatikisht ndërlidhen me viktimën sepse veten e shohin viktimë”, thotë Gorani duke komentuar sulmin ndaj Trumpit.

“Për ymër tem nuk kisha besu që e mbërrij një botë qësi. Kur kam qenë shumë ma i ri, kam besu që avancimi teknologjik dhe ekonomik i planetit, pashamangshëm ka me ngritë edhe vetëdijen.

Mirëpo, kjo formë e të menduarit, si duket është formë e tejkalume e një mendimi të një refleksi që si duket vjen prej fëmijërisë mbi marksizmin, socializmin dhe mbi idenë që super struktura shoqnore varet nga zhvillimi ekonomik.

Por sot jemi duke e pa një botë të trazume shumë e cila kurrë nuk i ka pasë punët më mirë.

Efektivisht, bota kurrë nuk ka qenë më e zhvillume, ekonomikisht, teknollogjikisht e madje edhe politikisht.

Përvec luftës në Ukrainë, që është përsëri tregim në vete meqë nuk ka arsye pse ka nis dhe pse është kah vazhdon, mirëpo kurrë ma pak nuk ka pasë konflikte në botë.

Kurrë popullatat botnore nuk kanë qenë ma larg ose kurrë ma e vogël nuk ka qenë uria, sëmundjet massive që unë i mbaj në mend si fëmijë që kanë marrë në qafë kontintente të tëra.

Ato janë zhdukë sot. Pra, ne jetojmë në një botë që është aq shumë informative, dhe është në process të një standardizimi edhe mendorë edhe kulturor dhe me pasë këso pakënaqësi dhe këso shpërthime të urrejtjes dhe padurimit brenda shoqërivë, këtë nuk ma ka marrë mendja që e shoh.

Donald Trump është përfaqësues i një pakënaqësie. E ka sjell pakënaqësinë në nivel të një lëvizje massive dhe shoqnore.

Ai përfaqëson atë që i thonë politika e emocioneve ose sentimenteve.

Por nëse e sheh prapa idesë se Amerikës dhe Donald Trump, ti e sheh që në kuptimin sistemik dhe socio ekonomik, nuk ka që do të ketë shumë dallime.

Makineria e madhe e kapitalizmit dhe ekonomisë neoliberale do të vazhdon.

Donald Trump është tuj folë për lloj të hakmarrjes dhe lloj të inatit të akumulumë ndër vite që po mundohet të përkthehet dhe interpretohet si një lloj akti revolucionar përmbysës të shtresave që veten në Amerikë e përjetojnë të shpronësume. Kjo është paradoksale, sepse vetë Donald Trump është një miliarder që flet në emër të punëtorit.

Kjo nuk ka kuptim në kontekstin racional dhe analizës strukturore, por ka kuptim në analizëm e emocioneve.

Ai është aty për me amplifiku dhe me i rrezatu në botë pakënaqësitë e tij.

Franca ose kërcënimi i të djathtës në Francë, kërcënimi i së majtës radikale në Gjermani,’cancel culture’ – përpjekja e përjashtimit dhe denigrimit masiv të individëve për shkak të mospajtimit, krejt këto e kanë sjell ose jemi tuj u përballë me një botë që nuk po jemi në gjendje me analizu drejt meqë veglat e analizës i takojnë një bote tjetër.

Në këtë kohë, ku po agon kjo botë e re, për mu thellësisht e pakuptimtë, po është shumë vështirë me analizu dhe interpretu saktë se cka është kah ndodhë”, thotë Gorani në Pressing, përcjell Nacionale.

Gorani: Habitem pse s’ka bashkëpunim VV – ‘MAGA’

“Për shembull, vendet si na, e kanë pashmangshëm fatin e vet me fatin e bashkësive perëndimore.

Sot, në vende si Amerika cka është tuj bë e djathta që përfaqësohet si Donald Trump, këtë e ka bë e majta.

Ideja e progresit, që bota gjithmonë duhet të zhvillohet dhe rritet, ka qenë gjithmonë ide e një së majte progressive dhe gjatë viteve është shndërru në normë.

Sot, nuk ke nevojë më i bindë qeveritë perëndimore qe progresi është i rëndësishëm.

E djathta sot, nuk merret me atë punë, merret me retrogradizëm, me u kthy. Për shembull ‘Make America Great Again’, nënkuptun një lloj të kthimit strukturor, ideor, në një parajsë të përceptume që realisht është e pamundshme të zbatohet.

Ky retrogardizëm, kjo përpjekje me ia shpjegu shoqnisë që sot e keni keq, duhet me u kthy diku – meqë dje ka qenë më mirë, kjo prodhon jo vetëm pakënaqësi, por prodhon një pakënaqësi të pamundshme, që nuk është e mundshme të përmbushet.

Paradoksalisht edhe Qeveria e Kosovës është jokonvencionale. Nuk e di pse nuk shohin aleancë në jokonvecnionalitetin ikonik të Donald Trump. Mosmarrëveshjet serioze të qeverisë tonë dhe pushtetit aktual në Kosovë, kanë qenë me Joe Biden, meqë ajo përfaqëson një politikë të ‘mainstream’.

Vetëvendosja është rritë si parti duke luftu kundër ‘mainstream’ dhe ka dalë si parti duke e pa veten si eksperimentale e ma vonë gjatë ekzibiconizmit të vetë ideologjik është shnderru në normë e ma vonë kur e ka marrë pushtetin, është shndërru në realitet politik.

Për qito, sot neve nuk na len përshtypje një ministër i drejtësisë kur jep deklarata të pamatura në raport me gjykatatat. Por pyetja është në raport me çka?

Në raport me logjikën dhe kulturën e mahershme konvecionale të ‘mainstream’. Ajo traditë, po tërhiqet dhe po ia lëshon derën një lloj të qasjes grindavece që po shndërrohet në normë.

Sot ke anë e kënd botës, që është në polarizim.

Po jetojmë në një botë, për të cilën krejt lavdohemi që s’ka qenë kurrë ma e vogël dhe komunikimi nuk ka qenë kurrë ma i shpeshtë dhe me i pa krejt kontintentet në ‘real time’. Nëse kjo është e vërtetë, e është e vërtetë, pse flitet për kufijtë shtetërorë, për cështjen kombëtare?”,thotë ai.

I pyetur rreth raporteve të Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë se nuk i interesojnë fare sepse ‘ka njerëz që marrin rroga për këtë punë’.

“Nuk më intereson hiç (raporti në mes të Qeverisë dhe ShBA-të). Aty ka njerëz që paguhen për këtë punë.

A ka me shpëtu kjo qeveri apo jo, kjo varet prej votuesve.

Në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare, kjo qeveri nuk ka cka flet, është e izolume, është nën sanksione.

Na i kemi punët keq, ndërmjet vete, jemi të hasmumë ndërmjet vete, jemi të ekskomunikumë rajonalisht, të izoluar ndërkombëtarisht dhe jemi nën sanksione që nuk heqen derisa nuk implementohet një marrëveshje që po ashtu ka një vit e gjysmë që nuk është implementu dhe e kemi marrë si obligim.

Çka shpresoj është se kjo e djathta populiste në botë që ka marrë kry, kjo ngjashëm me qeverinë tonë dhe Lëvizjen Vetëvendosje, shpresoj që janë kryeneçe vetëm deklartivisht e jo në veprim.

Për shembull, qeverisja e Melonit në Itali, është tregu vetëm në nivelin performative dhe diskursiv, sot Meloni është një pjesë e ‘mainstream’.

Sado që Marine Le Pen, qe 500 vjet mundohet me u bo presidente, edhe baba i vet nja 500 vjet të tjera mundohet me u bo President, duke premtu që ka me e bë Francën si Napoleoni dikur, unë gjithmonë dyshoj se cka kishte mujtë me bo ti, ma shumë se Macron? I kishe përjashtu emigrantët. Po që, hajt përjashtoi.

Fjala e thënë, dikur, sidomos në politikë ishte e barazvlefshme me veprimin, andaj vyjshin me qenë të matura.

Sot, pakujdesia diskursive nuk po reflektohet dosido në veprim të papërgjegjshëm.

Hallku po folin edhe po lehin shumë, por me vepru jo fort. Kur po del në rrugë, po e sheh që kurrgjo nuk ka ndodhë”, thotë Gorani./Nacionale/

Lajme të ngjashme