Gorani: Jemi në dorë të kalamajve, ishalla po pshtojmë
Gazetari dhe opinionisti Dukagjin Gorani, thotë se propozimi i kryetarit të LDK-së për ‘qeveri tranzicionale’, ishte një ‘ide korrekte’. Ai thotë se reagimet e Vetëvendosjes ndaj kësaj ideje, janë fëmijërore.
“Jemi në dorë të kalamajve dhe ishalla po pshtojmë”, thotë Gorani në Pressing.
“Zoti Abdixhiku shihet që nuk e ka pasë dilemën a me thënë jo, por mënyrën se qysh me thënë jo. Letra ka qenë krejtësisht edhe navive edhe patetike edhe jokorrekte, edhe përgjëruese edhe kontraverse por reagimi karshi saj ka qenë i pjekur, i matur dhe korrekt dhe mbi të gjitha e jep një ofertë.
Pra, në vend se me folë pse nuk jam i interesumë me hy në qeverisje me partinë VV, më mirë është me folë cfarë qeverisje i duhet vendit.
Mendoj se kësisoji duhet me funksionu në politikë. Po në kulturën tonë politike, kjo që na ka fshi përpara, këta nuk marrin vesh për ofrimin e ideve dhe zgjidhjeve.
Reagimi i parë i tyre ke që ky nuk ka të drejtë më bë propozim. Këtu humben energjitë kush cfarë të drejtash ka, të flaës në një vend të lirë.
Si shkurt, jemi në duar të fëmijëve edhe ishalla po pshtojmë.
Propozimi është korrekt, emërtimi është cështje opsionale. Abdixhiku ia ka dhënë emrin ‘qeveri tranzicionale’, por mund të quhet edhe ‘qeveri gjithëpërfshirëse’ – thotë ai.