Goran Rakiq paralajmëron protesta në shkolla dhe qendra shëndetësore
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar protesta për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
Në një konferencë për medie, pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se këto protesta do të organizohen në institucione të ndryshme në pjesën veriore.
“Nuk kemi ku të shkojmë dhe shpresoj se nuk do të duhet të mbrohemi. Torturat që po i bën Kosova qytetarëve serb nuk mund të tolerohet më. Do të kemi protesta në shkolla, qendra shëndetësore dhe në të gjitha institucionet e tjera. Njerëzit janë duke u çuditur pse duhet të paguajmë haraç dhe zulim, nuk ia kemi paguar turqve, as Kurtit”, ka përfunduar Rakiq.
Ai është ankuar në institucionet e Kosovës, duke thënë se serbët po maltretohen në mënyra të ndryshme.