Gola e komenton Gjinovcin: Teatron për provokim të sensacionit, kritika e tij s’është e arsyeshme - NACIONALE

Gola e komenton Gjinovcin: Teatron për provokim të sensacionit, kritika e tij s’është e arsyeshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ardian Gola, deputet i VV-së, kohë më parë kishte pasur një përplasje të ashpër televizive me Rron Gjinovcin, analist dhe dikur moderator televiziv jo aq i sukesshëm. Përveç me Gjinovcin, Gola e ka pasur një përplasje edhe me idhullin e Gjinovcit, 'hazreti' Shkëlzen Gashi. Dhe temat kanë qenë mbi çështje të ndryshme të arsimit.

Në fakt, gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi, e pyeti Golën nëse është pajtuar me Gjinovcin.

Ndonëse nuk tregoi nëse janë pajtuar, Gola theksoi se nuk e ka personale me askënd, përfshirë Gjinovcin.

“Unë nuk kam asgjë personale me askënd, por unë përnjëmend përpiqem me qenë shumë i arsyeshëm në diskutimet publike” – tha Gola fillimisht.

E pastaj, ai e komentoi edhe kritikën e Gjinovcit për të e ligjet që i përkrahte Komisioni për Arsim, të cilin e udhëheq Gola. Ai tha se

“Rroni fatkeqësisht duket që e ka personale me mua, por unë nuk e kam përsonale me të. Unë e kam personale me qasjen që ai ka në raporton me çështje e arsimit. Unë mendoj që kritika e tij nuk është kritikë e duhur, nuk është kritikë e arsyeshme, nuk është kritikë e bazuar.” – shtoi ai.

Deputeti i VV-së vlerësoi se Gjinovci më shumë teatron se sa që kritikon.

“Është më shumë, do të thoja, një teatrim publik me qëllim të provokimit të sensacioneve të caktuara, spektaklizimit dhe këto nuk i bëjnë mirë sidomos sferës së arsimit.” – theksoi Gola.

Lajme të ngjashme