“Goditja” e Policisë: 27 armë të konfiskuara e 42 persona të arrestuar në tri ditët e para të operacionit - NACIONALE

“Goditja” e Policisë: 27 armë të konfiskuara e 42 persona të arrestuar në tri ditët e para të operacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtimi i numrit të vrasjeve, sidomos në lokalet e natës, ka bërë që Policia e Kosovës të ndërmarrë aksion të veçantë, i cili është titulluar “Goditja”. Me anë të këtij aksioni, Policia e Kosovës synon, ta shtoj kontrollin, në mënyrë që të shmang çasjen e njerëzve të armatosur nëpër hapsira publike. Që nga 8 gushti, kur filloi ky aksion e deri në mbrëmjen e së premtës, Policia e Kosovës ka konfiskuar/sekuestruar 27 armë, ka arrestuar 42 persona, e ka kontrolluar mijëra vetura. Këto janë statistikat, e publikuara nga PK, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Prizren

Në Prizren, janë konfiskuar 10 armë, e janë arrestuar 6 persona.

Angazhimet policore në zbatim të planit operativ ,,Goditja 2023’’ Prizren

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në vazhdën e zbatimit të planit operativ ,,Goditja 2023” po vazhdon në realizimin e detyrave dhe angazhimeve të cilat dalin nga ky plan.

Drejtoria rajonale e Policisë Prizren ka rritur numrin e patrullimeve, kontrolleve në lokale, bare nate, kafiteri e lokacione te ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.

Në saje të këtyre angazhimeve në teren që nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023 përpos shume detyrave dhe angazhimeve të tjera janë realizuar edhe këto aktivitete:

• Kontrolluar 1074 automjete

• Legjitimuar 1646 persona

• Kontrolluar 26 lokale të ndryshme,

• Janë konfiskuar 10 armë të ndryshme,

• Janë arrestuar 6 persona

Angazhimet në realizimin detyrave që dalin nga ky plan operativ do të vazhdojnë edhe me tutje.

Ferizaj

Në Ferizaj, PK që nga 8 gushti ka konfiskuar 5 armë, e ka arrestuar 9 persona.

Nga data : 08-11/08/2023 ka realizuar këto aktivitete:

• Janë realizuar 147 patrullime në zona urbane,

• Janë realizuar 226 pika kontrolli të automjeteve

• Janë realizuar 26 pika kontrolli me alkool test

• Janë realizuar 67 pika kontrolli me radar

• Janë kontrolluar 1645 vetura

• Janë legjitimuar 1895 persona

• Janë kontrolluar 21 lokale

• Janë arrestuar 9 persona

• Janë konfiskuar 5 armë të zjarrit dhe sasi e municionit

Policia Rajonale e Ferizajt do të shtojë kontrollet policore ndaj personave, automjeteve dhe lokaleve me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të gjërave të ndaluara me theks të veçantë armëve dhe mjeteve tjera të rrezikshme për jetën.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim . Për të gjitha rastet kriminale të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Gjilan

Përmes një komunikate për mdia, policia ka bërë të ditur se nga data 8 deri më 11 gusht, janë kontrolluar rreth 25 lokale.

Po ashtu, janë kontrolluar edhe 1 mijë e 649 automjete. Katër armë janë konfiskuar me këtë rast, derisa janë arrestuar 13 persona.

“Bazuar në të dhënat dhe raportet tonë mbi zbatimin e planit operativ ,,Goditja 2023’’ që nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023 janë kontrolluar njëzet e pesë (25) lokale, janë kontrolluar njëmijë e gjashtëqind e katërdhjetë e nëntë (1649) automjete, legjitimuar njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë (1955) persona, konfiskuar katër (4) armë dhe arrestuar e dërguar në mbajtje trembëdhjetë (13) persona.” – bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Pejë

Në Pejë, për 3 ditë, u sekuestruan 5 armë, e u arrestuan 11 persona.

Pejë, 11 gusht 2023

Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё, duke përfshirë tё gjitha njёsitet dhe Stacionet policore në zbatim të planit operativ "Goditja" nga data 08.08.2023, po vazhdon me detyra dhe aktivitete bazuar nё kёtё plan.

Kryesisht në ato zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarёt, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike.

Gjatё kёtyre angazhimeve nё terren pёr tre (3) ditё janё realizuar:

• Janё realizuar 125 patrulla policore

• Janё realizuar 117 pika tё kontrollit tё automjeteve

• Janё kontrolluar 644 vetura

• Janё legjitimuar 480 persona

• Janё kontrolluar 10 lokale tё ndryshme

• Janё realizuar 44 pika kontrolli me radar dhe alkool test

• Janё arrestuar 11 persona

• Janё sekuestruar 47 copё municion

• Janё sekuestruar 5 armë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё vazhdojnë nё bashkëpunimin me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë.

Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës, të paktën deri më tash, nga këto që përmendëm, del të jetë më e qeta. Gjatë këtyre tre ditëve, u konfiskuan 3 armë, e poashtu u arrestuan 3 persona.

Mitrovicë, 11 gusht 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në vijimësi të zbatim të planit operativ ”Goditja” po vazhdon në realizimin e detyrave dhe angazhimeve qe dalin nga ky plan operativ, duke rritur numrin e patrullimeve, kontrolleve në bare nate, kafiteri e lokacione te ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.

Në saje të këtyre angazhimeve në teren në tre ditët e fundit janë realizuar:

- Janë realizuar 94 patrulla policore

- Janë realizuar 98 , pika kontrolli të automjeteve

- Janë kontrolluar 501 vetura

- Janë legjitimuar 582 persona

- Janë realizuar 33 pika kontrolli me radar dhe alkootest,

- Janë kontrolluar 04 lokale të ndryshme,

- Janë konfiskuar 03 armë të ndryshme,

- Janë arrestuar 03 persona

Angazhimet në realizimin detyrave operative do të vazhdojnë edhe me tutje.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka sqaruar se numri i veturave që kanë armë brenda makinës në Prishtinë nuk është ç’do e treta, ashtu siç thuhej, por në më shumë se 100 vetura, gjindet një armë.

Edhe këtë numër PK e ka konsideruar shqetësues, por se komunikatën e lëshuar të mërkurën thansë se po e bëjnë për sqarim të opinionit publik, meqenëse u shpërnda me të madhë një “informacion”, se numri i armëve në makinat që futen në kryeqytet kinse ishte 1 armë në 3 makina.

Lajme të ngjashme