GLPS: Çështja e presidentit s`mund të përdoret si justifikim për moskonstituimin e Kuvendit
të pezulluar ose shtyrë përmbushjen e një obligimi kushtetues që ka afat të qartë dhe të detyrueshëm
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe të gjitha partive parlamentare që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit.
Përmes një reagimi GLSP ka vlerësuar se çështja e presidentit s`mund të përdoret si justifikim për moskonstituimin e Kuvendit.
Sipas GLPS-së, sot më 7 gusht është afati i fundit për konstituimin e legjislaturës së 11-të dhe nuk ka më hapësirë për justifikime.
“Çdo prolongim në emër të ‘diskutimeve politike’ e që për qëllim ka kalkulimet politike nuk i shërben zbatimit të dispozitave kushtetuese, cenon pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës dhe rrjedhimisht interesin publik. Çështja e Presidentit/es nuk mund të përdoret si justifikim për të pezulluar ose shtyrë përmbushjen e një obligimi kushtetues që ka afat të qartë dhe të detyrueshëm. Ky arsyetim është edhe më pak bindës duke pasur parasysh se partitë politike kanë pasur muaj të tërë në dispozicion për të zhvilluar dialog lidhur me zgjedhjen e Presidentit/es. Edhe vetë caktimi i seancës në ditët e fundit të afatit kushtetues u arsyetua me nevojën për t'u dhënë partive kohë të mjaftueshme për të zhvilluar këto diskutime. Për më tepër, pas ndërprerjes së seancës nuk u pa asnjë takim mes partive politike që do ta justifikonte këtë shtyrje”, është thënë në reagimin e GLPS-së.