Gjysmë milioni euro për dëmet nga vërshimet ndahen nga komuna e Mitrovicës
Kosova ditëve të fundit po ballafaqohet me dëmet që lanë pas vërshimet. Dëmët konsiferohen milionëshe.
Si rrjedhojë për rimëkëmbjen e situatës komunat tashmë janë mobilizuar.
Situatë më e rënduar është në Klinë, Skenderaj e Mitrovicë.
Kjo e fundit ka njoftuar se ka ndarë gjysmë milioni euro, për riparimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet gjatë ditëve të fundit.
“Duke qenë çdo ditë afër jush dhe duke parë gjendjen dhe dëmet e shkaktuara nga vërshimet, në procedurë ligjore dhe institucionale, Komuna e Mitrovicës do të ndajë gjysmë milionë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në qytetin tonë”, thuhet në njoftim.
Poashtu , komuna u bëri thirrje vullnetmirëve që të lajmërohen në komunë, për identifikimin e familjeve që iu nevojitet ndihmë.
”Të gjithë ju që keni vullnetin e mirë për të ndihmuar qytetarët, ju lutem të lajmëroheni në komunë dhe komuna do të ju ndihmoj në identifikimin e familjeve që kanë nevojë për ndihmë dhe ju do të keni mundësi t’i ndihmoni drejtpërdrejt ato familje.”
Kujtojmë se Mitrovic, Skenderaj, Peja e Podujeva, ishin ndër rajonet më të prekura, prej vërshimeve.