Gjyqi kundër Naim Murselit: Çka u tha brenda sallës? - NACIONALE

Gjyqi kundër Naim Murselit: Çka u tha brenda sallës?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot, më 4 qershor 2025, u mbajt seanca e shqyrtimit gjyqësor për vrasjen që tronditi vendin, atë të Liridona Ademajt. Naim Murselit, ish-bashkëshorti i saj, i dyshuar se e organizoi krejt ngjarjen tragjike, do t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik. Ky ka qenë vendimi që është marrë seancën e sotme në Gjykatë. Kërkesa ka ardhur nga avokatja e Naim Murselit, pasi siç tha, klienti i saj e ka menduar vetëvrasjen. Seancat e radhës u caktuan për 2, 9 dhe 14 korrik.

Por, kronologjikisht, çka nodhi në seancë? Çka u tha aty?

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka mbajtur fillimisht fjalën hyrëse në Gjykatë, ku ka shpalosur edhe momente mjaft dramatike, të diskutimeve të tij me familjen e të ndjeres e me fëmijët e saj.

“Besoj se para kësaj gjykate, do të jepet përgjigje pyetjes së babait të Liridonës “Pse Naim ti munde të dalësh me fëmijët nga vetura, e Dona mbeti brenda”, pyetjes së fëmijëve të Liridonës “Pse babi e la hajnin me ia ba nanës bam”, pyetjes së nanës së Liridonës “pse nuk ko me pa ma Liridonën”, pyetjes së Leonardit “Pse Naimi po mundet aq qetë me iu bërtit fëmijëve atë natë”, e një ditë më vonë me u ushqy në Sëiss Diamond sikur nuk ka ndodh asgjë”, tha fillimisht avokati.

Avokatja e Naim Murseli, Teuta Zhinipotoku, ka thënë se Prokuroria nuk ka prova që klienti i saj, ka urdhëruar, apo kryer vrasjen e Liridona Ademajt.

Shpreh keqardhje për rastin. Pavarësisht qëndrimit juridik, dhimbja që ka përjetuar familja e të ndjerës, është e pamohueshme dhe meriton respekt të plotë. Sipas nenit 31 të Kushtetuës së Kosovës dhe nenit 6 të Kovnentës për të Drejtat e Njeriu, çdo person i akuzuar për një vepër penale, ka të drejtën të konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet përtej çdo dyshimi të bazuar dhe të arsyeshëm. Prokuroria nuk ka paraqitur prova bindëse, të drejtpërdrejta, apo të mjaftueshme, që ta lidhin klientin tonë, me veprën penale të vrasjes së rëndë. Bazimi i aktakuzës në rrethana të përgjithshme, supozime apo interpretime të njëanshme të situatës, nuk bëjnë themel për dënim penal”, tha ajo, raporton Nacionale.

Nuk ka prova që i pandehuri ka kryer apo urdhëruar veprën penale. Nuk ekziston lidhje logjike mes të pandehurit dhe veprës penale të ndodhur. Argumentet e Prokurorisë nuk tejkalojnë nivelin e dyshimit, ndërsa çdo dyshim duhet të veprohet në favor të të pandehurit. Një nga elementet bazike të vrasjes së rëndë është motivi i qartë. Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë, apo argument, për motivin që mund ta ketë shtyrë të pandehurin drejt një akti të tillë’, tha ajo.

Seancat e radhës u caktuan për 2, 9 dhe 14 korrik.

Lajme të ngjashme