Gjykata Supreme rrëzon Rregulloren re mbi Organizimin e Brendshëm në AAC - NACIONALE

Gjykata Supreme rrëzon Rregulloren re mbi Organizimin e Brendshëm në AAC

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Supreme e ka shpallur të paligjshme Rregulloren e re mbi Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Autoritetin e Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës.

Në aktgjykimin e Supremes, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, tregohen arsyet e shfuqizimit të kësaj rregulloreje.

Në këtë mënyrë, Supremja ka aprovuar kërkesëpadinë e gjashtë zyrtarëve kundër Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës

“Shpallet e paligjshme dhe shfuqizohet Rregullorja(AAC) Nr.01|2025, për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores(AAC) nr.02|2024 mbi Organizimin e Brendshme dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Autoritetin e Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, e publikuar në Gaten Zyrtare më datë 27 janar 2025”, është thënë në piken dy të Aktgjykimit.

Lajme të ngjashme