Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit
Dhomat e Specializuar në Hagë ia kanë marrë vendim për vazhdimin të paraburgimit për dy nga krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit dje, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.
“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Speciale.