Gjykata Speciale s’e liron Nasim Haradinajn
Nasim Haradinaj nuk do të lirohet nga Gjykata Speciale, sikurse Hysni Gucati, për të cilin është njoftuar sot se i është aprovuar kërkesa për lirim të parakohshëm.
Kështu ka bërë të ditur gruaja e tij, Gjejlone Haradinaj, e cila ka thënë se kështu është informuar nga avokati i Nasimit.
“Sot e morëm lajmin nga Avokati se Nasimin se kan lirue . S’pritet drejtësi nga Gjykata që mirët me thashethemet e rrjeteve sociale .Sa i qetë dhe krenar ishe kur folëm në telefon. Asnjë padrejtësi nuk ja arriti më të mposhtë. Kjo me jep edhe mu force dhe durim. Je krenaria jonë.” – ka shkruar ajo në Facebook.
