Gjykata Speciale e konfirmon, ish-krerët e UÇK-së do të votojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit - NACIONALE

Gjykata Speciale e konfirmon, ish-krerët e UÇK-së do të votojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dhomat Specializuara të Kosovës me seli në Hagë e kanë konfirmuar se ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen për krime lufte dhe kundër njerëzimit, do të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një përgjigje për Reporterin, Specialja e ka konfirmuar se do t’u lejohet votimi Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

“Po. Janë marrë të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare” – ka thënë zëdhënësi Michael Dyle.

Lajme të ngjashme