Gjykata Speciale: Caktohen 4 seanca për Thaçin dhe të tjerët
Në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në kalendar të gjykimeve, është bërë e ditur se në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, tashmë janë caktuar katër seanca për muajin prill.
Seancat siq është paralajmëruar pritet të fillojnë më datën 3 prill, për të vazhduar më pas më 4 dhe 5 dhe 11 të po atij muaji.
Derisa, 11 prilli është caktuar si datë, ku pritet të fillohet me paraqitjen e provave të Prokurorisë, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve.
Të gjitha këto seanca pritet të fillojnë në orën 9:30, dhe transmetohen me 45 minuta vonesë për publikun.
Kujtojmë se sot gjithashtu po bastiset shtepija e ish këshilltarit të Presidentit Thaçi, Adil Behramaj.