Gjykata Speciale arreston Isni Kilajn, ish-komandant i UÇK
Indeksonline raporton se Isni Kilaj, ish-komandant i UÇK-së nga Malisheva, është arrestuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Lajmin për arrestimin e Kilajt, që dikur ishte edhe kryetar i Komunës së Malishevës, e kanë konfirmuar familjarët e tij për Indeksonline.
Burimet e Nacionales kanë theksuar se ai pritet të transferohet në Hagë sot gjatë ditës.
Ndryshe, ditëve të fundit, janë shtuar bastisjet e Prokurorisë së Specializuar në Kosovë, ndërsa e njëjta ia ka anuluar intervistimin Rrustem Mustafës, ish-komandant i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit.
Në lidhje me këtë arrestim ka shkruar edhe Ekrem Kastrati, kryetar i Komunës së Malishevës.