Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon fletarrestim për Putinin
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.
GjNP-ja, pretendon se ai është përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.
GjNP-ja , thotë se krimet janë kryer në Ukrainë nga 24 shkurt 2022 , kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë, raporton BBC.
Ndërsa Moska në anën tjetër ka mohuar akuzat për krime lufte gjatë pushtimit.