Gjykata Kushtetuese e mohon se është rrëzuar Ligji për Këshillin Prokurorial
Ligji për Këshillin Prokurorial, i cili u miratua në Kuvend por u dërgua në Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës, është ende në shqyrtim nga kushtetuesja.
Këtë të enjëte, në media u raportuase Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Ligjin për KPK-në. Gazeta Nacionale ka dërguar pyetje në kushtetuese për këtë çështje, dhe është informuar zyrtarisht se raportimet në media janë të pa sakta.
“Informatat e publikuara sot në disa portale përkitazi me vendimmarrjen e Gjykatës në këtë rast janë të pasakta.
Gjykata nuk ka vendosur ende lidhur me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.” Thuhet në përgjigjje.
Kujtojmë se kushtetuesja është duke shqyrtuar edhe ligje të tjera të rëndësishme, si ai i Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë, që u dërgua në kushteutese këtë javë po nga PDK-ja.