Gjykata e liron Gëzim Sveçlën - NACIONALE

Gjykata e liron Gëzim Sveçlën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla, duhet të lirohet.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj Gëzim Sveçlës, shefit të asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë.

Sipas gjykatës kërkesa e prokurorisë ka qenë e pabazuar, duke vendosur që Sveçla të mbrohet në liri.

Sveçla të hënën kishte shkulur mikrofonin e kryesuesit të Kuvendit pas seancës ku u miratua buxheti për kryeqytetin.

“Gjykata pas dëgjimit të palëve dhe analizimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, konstatoi se kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të pandehurin G.S. është e pabazuar dhe shkon përtej qëllimit të masave për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë, pengimin e rikryerjes së veprës penale dhe për zbatimin e suksesshëm të procedurës dhe meqenëse nuk janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së propozuar dhe as të ndonjë mase tjetër më të butë, gjykata vendosi që i pandehuri G.S. të mbrohet në liri”, thuhet në komunikatë.

“Gjykata sjell në vëmendje faktin se qëllimi i masave të parapara në nenin 171 të KPP-së është sigurimi i pranisë së të pandehurve në procedurë, pengimi i rikryerjes së veprës penale dhe zbatimin e suksesshëm të procedurës dhe se këto masa nuk paraqesin ndëshkim për personin e dyshuar për kryerjen e një vepre penale”, thuhet tutje.

Lajme të ngjashme