Gjykata e lë në burg ish-presidentin Meta, avokati paralajmëron ankesë - NACIONALE

Gjykata e lë në burg ish-presidentin Meta, avokati paralajmëron ankesë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë ka marrë vendim që ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta të mbetet në paraburgim.

Avokati i ish-presidentit, Genc Gjokutaj, ka thënë se ky vendim është politik.

Pas seancës, ai ka paralajmëruar se do të ankohet ndaj këtij vendimi.

“Është lideri i dytë opozitar dhe arsyeja e arrestimit të tij është me këtë cilësi. Ky është vendim i paralajmëruar. Në ato volume nuk ka asgjë. Ne bëmë mbrojtjen tonë. Ky është vendim politik që ne e prisnim dhe do ndjekim rrugën e ankimit sepse kjo është rruga që na garanton ligji”, ka thënë Gjokutaj, raporton TVKlan.

Lajme të ngjashme