Gjuriqi takon QUINT-in: S'kemi të bëjmë me sulmin, jemi të gatshëm për bashkëpunim në zbardhjen e rastit - NACIONALE

Gjuriqi takon QUINT-in: S'kemi të bëjmë me sulmin, jemi të gatshëm për bashkëpunim në zbardhjen e rastit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka mbajtur takim me përfaqësuesit diplomatikë të BE-së dhe QUINT, pas sulmit që ndodhi mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Jashme të Serbisë, Gjuriq në takim pretendon se bëhet fjalë qartë "për sabotim dhe se Serbia pa mëdyshje e dënon një akt të tillë, i cili është i drejtuar kundër stabilitetit të rajonit dhe interesave të të gjitha komuniteteve lokale".

Në njoftim tutje thuhet se Gjuriq ka thënë se "akuzat e bëra nga Prishtina" ndaj Serbisë me këtë rast janë "të pabaza dhe nuk mbështeten me asgjë dhe se synojnë ta diskreditojnë Beogradin në një moment të ndjeshëm dhe të keqpërdorin situatën për qëllime politike dhe ta instrumentalizojnë atë në fushata zgjedhore në Kosovë".

Serbia kërkon përcaktimin e motivit të sulmit në këtë objekt jetik të infrastrukturës dhe është e gatshme të bashkëpunojë me prezencën ndërkombëtare në Kosovë për të ndriçuar të gjitha rrethanat dhe përfundimisht për gjetjen dhe nxjerrjen e përgjegjësive para drejtësisë. Serbia është e gatshme t'i ndihmojë autoritetet lokale dhe Prishtinën duke furnizuar me energji elektrike deri në riparimin e dëmtimit të kanalit Ibër-Lepenac dhe është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë në riparimin e dëmeve.” – theksohet të ketë thënë Gjuriq në takim, sipas komunikatëssë lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Lajme të ngjashme