Gjuajtja e Bislimit me shishe, PDK-ja vendos posterat në sallën ku pritet të raportojë
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropiane, Zhvillim dhe Dialog do të raportojë sot në Komisionin Parlamentar për Integrimeve Evropiane, raporton EO.
Partia Demokratike e Kosovës është kujdes që Bislimit të ia bëj një pritje të “veçantë” në këtë raportim. Në sallën ku do të mbahet raportimi, deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra, i ka vendosur disa poster ku shihet Bislimi duke e goditur me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Gjuajtja me shishe në drejtim të deputetit Lushtaku kishte ndodhur në seancën e 13 korrikut.
Pasi deputeti Lushtaku kishte gjuajtur me ujë kryeministrit Kurti dhe Bislimi, ky i fundit kishte gjuajtur me shishe Lushtakun. Një veprim i tillë kishte nxitur reagimin e deputetëve të PDK-së, të cilët ishin përplasur edhe fizikisht me zyrtarët qeveritar.