"Gjithmonë kam dasht me bë pare": Detaje të tjera për Naim Murselin - NACIONALE

"Gjithmonë kam dasht me bë pare": Detaje të tjera për Naim Murselin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi përmes një videoje ka publikuar disa detaje të tjera rreth vrasjes së Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Vullneti ka gjetur një raportim të mediumit suedez “Expressen”, ku thuhej se Naim Murseli kishte shkuar në Suedi në moshën 2 vjeçare për të operuar zemrën.

Po ashtu, aty thuhet se në moshën 18 vjeçare, ai kishte “dy biznese të suksesshme”.

Vullneti tregon se ai ka marrë pjesë në një shou televiziv, ku të rinjtë prezantonin idetë e tyre biznesore.

“Unë gjithmonë kam qenë i interesuar me bë pare, në një mënyrë të menqur dhe legale…” – citohet të kishte thënë Murseli atë kohë.

Por, sipas Vullnet Krasniqit, nga viti 2008 deri në vitin 2012, Murseli gjatë gjithë kohës ka tentuar të merret me biznese të ndryshme, por gjithmonë ka dështuar.

“Murseli nuk e ka as shkollën e mesme, as fakultetin, edhe pse është prezantu që e ka fakultetin e IT, Drejtësisë, por ligjërisht nuk ka asgjë.” – thotë gazetari i Nacionales.

Për të mësuar edhe detaje të tjera, ndiqeni videon më poshtë:

Lajme të ngjashme