Gjithçka gati për fillimin e Samitit të Berlinit në Tiranë - NACIONALE

Gjithçka gati për fillimin e Samitit të Berlinit në Tiranë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot do të mbahet Samiti i Berlinit në Tiranë. Për fillimin e këtij samiti tashmë është gjithçka gati.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se në kuadër të këtij samiti, kreu i ekzekutivit do të zhvillojë takime bilaterale.

Kryeministri Kurti pritet të takohet edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.“Në margjina të samitit, kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, përfshirë atë me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme