Gjini: U bëj thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesëve të jenë korrekt në numërim
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka falënderuar qytetarët që kanë votuar sot.
Ai iu ka bërë thirrje gjithë komisionerëve dhe vëzhguesëve që të jenë korrekt në numërim.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se tani vullneti i qytetarëve është në kuti.
“Të dashur qytetarë, faleminderit të gjithë juve që sot keni dalë për të votuar duke shprehur me votë vullnetin tuaj. Tash, kur ky proces është përmbyllur në të gjithë Kosovën, u bëj thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesëve të jenë korrekt në numërim, të kujdesen që demokracia që populli e ka vendosur në kuti të votimit të jetë ajo e vërteta dhe të mos përsëriten gabimet e së kaluarës. Vetëm duke punuar drejtë, kujdesemi bashkë që vullneti i sovranit të respektohet. Faleminderit të gjithëve! Mbarësi e përjetshme për demokracinë tonë.”, ka shkruar ai.