Gjini thërret konferencë për media në ora 17:00 pasi Kurti ndërpreu seancën konstitutive
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit.
Në konferencë do të flasë kryetari i partisë, Ardian Gjini.
Konferenca vjen pas dështimit të zgjedhjes së kryeparlamentarit, pasi Vetëvendosje nuk propozoi kandidat.
Më herët, Gjini reagoi në rrjetet sociale duke e cilësuar situatën si “kulmi i paftyrësisë”.