Gjini: Kurti shpresonte se dikush tjetër do ta zbatonte vendimin për Manastirin, e ai të përfitonte - NACIONALE

Gjini: Kurti shpresonte se dikush tjetër do ta zbatonte vendimin për Manastirin, e ai të përfitonte

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës dhe nënkryetar i AAK-së, thotë se ata që ‘po bëjnë analiza për Manastirin e Deçanit tash’, është dashur t’i bëjnë ato më herët.

Gjini tha në Debat Plus, se Albin Kurti po korr atë që ka mbjellë, shkruan Nacionale.

“Besoj që në demokraci, njerëzit pa asnjë përjashtim kanë me korrë krejt çka mbjellin. Nëse mbjellin lule vetë kanë me i korrë, nëse mbjellin therra vetë kanë me i korrë.

Unë mendoj se vendimi për Manastirin ka qenë i vështirë në vitin 2016, jo tash.

Albin Kurti ka organizu protesta në Deçan, duke mendu që vendimi i Kushtetueses është i pa apelueshëm, për me përfitu politikisht.

Po ndi deklarata, po ndi analiza, ku kanë qenë njerëzit në vitin 2016 me i bëa to analiza.

Nuk i kanë bëa to analiza sepse dikush iu ka dhanë shpresë se nuk ka me u bë ajo punë.

Kemi ardhë në një situatë ku unë po e shoh, ma e ndjeshma është për Deçanin, të jemi të qartë sepse ata e kanë një pronë ngjitun me qendrën e qytetit.

Mirëpo, edhe për Kosovën është pak e zorshme, por për mua është e habitshme pse po habitemi kur tash është zbatu një vendim i pa apelueshëm.

Na kishim mujtë me jetu pa atë vendim, po të ishim të mëdhenj si Kina”, tha Gjini, shkruan Nacionale.

Ai tha se Arbitrazhi në draftin e statutit të Asociacionit, është po ashtu një ‘dënim për Kosovën’, për shkak se ‘nuk po i respekton vendimet e gjykatave të veta’.

“Të gjithë e kemi kritiku një provision të thjeshtë në Draftin e statutit për komisionin e Arbitrazhit.

Ai provision aty është rrjedhojë e pastër e mos respektimit të vendimi të një gjykimi nga Kosova”, tha Gjini.

Kjo ka ndodhë sepse dikush jashtë Kosovës, ka thënë se ne duhemi me pasë garanca shtesë sepse këta nuk i respektojnë vendimet e gjykatave të veta.

Për Manastirin, krejt janë relativizime për një proces shumë të randë, po më të randin e ka bë Albin Kurti, duke shpresu që e bëjnë të tjerët dhe për me përfitu prej një akti formal që e ka bë dikush tjetër./Nacionale

Lajme të ngjashme