Gjetja e një pjese të mostrave të Deharit, Sallahu: Asnjë informacion nuk e kemi - NACIONALE

Gjetja e një pjese të mostrave të Deharit, Sallahu: Asnjë informacion nuk e kemi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një pjesë e mostrave të Astrit Deharit është raportuar se janë gjetur, pasi që të njëjtat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.

Një burim i Gazetës Nacionale ka bërë të ditur se brenda Institutit të Mjekëses Ligjore(IML), ka treguar për gazetën se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.

Para gazetarëve kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se përgjigjen se a janë gjetur apo jo, duhet ta jap Ministria e Drejtësisë.

“Besoni se Ministria e Drejtësisë duhet ta jap përgjigjen adekuate.” – ka deklaruar Kurti.

Rreth kësaj çështje është pyetur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu në një debat në ATV.

Sallahu ka thënë se me zhdukjen e mostrave të Deharit menjëherë e kanë lajmëruar Prokurorinë, dhe sipas tij nga ajo ditë nuk kanë asnjë informacion tjetër.

Ministria e Drejtësisë në momentin që ka marrë vesh më 7 dhjetor të vitit 2022 automatikisht e ka lajmëru rastin në Prokurori. Prokuroria është duke u marrë me rastin. Asnjë informacion tjetër nuk e kemi sepse tashmë është në duar të pushtetit tjetër, pra pushtetit gjyqësor, ku bën pjesë edhe prokuroria. Dhe aty është duke u trajtu rasti në plotësi, besoj që rasti do të zgjidhet shumë shpejt.” – ka deklaruar Sallahu.

Sallahu ka bërë të ditur se ky edhe ministrja Albulena Haxhiu kanë dhënë intervistë në Prokurori për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

“Në momentin kur dorëzohet një element parësor në prokurori, Prokuroria kërkon një intervisitim. Jam intervistuar edhe unë edhe ministrja Haxhiu. Kemi dhënë informatat e caktuara, varësisht prej pyetjeve të hetuesisë. Deri më tani nuk ka ndonjë verdikt të prokurorisë apo gjyqësisë lidhur më këtë rast. Ne kemi dorëzuar informacione lidhur më këtë rast, kemi dorëzuar informacione të shumta prokurorisë, deri tash një mungesë e vullnetit të prokurorisë ka bërë që rasti të mos zgjidhet.” – ka thënë Sallahu.

Lajme të ngjashme