Pas ShBA-së, reagon edhe Gjermania: Shpallja e organizatave terroriste u bë pa koordinim me ne - NACIONALE

Pas ShBA-së, reagon edhe Gjermania: Shpallja e organizatave terroriste u bë pa koordinim me ne

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas ShBA-ve, edhe Gjermania është deklaruar se shpallja organizata terroriste e “Mbrojtja Civile”, si dhe “Brigada e Veriut”, është bërë pa koordinim edhe me ambasadën e Gjermanisë.

Zyra për shtyp e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, ka thënë për Klankosova.tv se vendimi është marrë pa koordinim me Gjermaninë.

“Vendimi nuk është koordinuar as me Gjermaninë, madje as nuk është informuar qeveria gjermane nga autoritetet kosovare për këtë veprim paraprakisht”, ka thënë Ambasada për Klankosova.tv.

“Është e rëndësishme që çdo vendim i këtij lloji duhet të respektojë ligjet përkatëse dhe parimin e proporcionalitetit. Ritheksojmë thirrjen tonë për Qeverinë e Kosovës që të përmbahet nga çdo veprim i njëanshëm që mund të përshkallëzojë më tej situatën në komunat veriore”, ka theksuar Zyra për Shtyp e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

Kujtojmë se ministri Xhelal Sveçla në konferencë për media, kishte thënë se ky hap ishte i koordinuar me faktorin ndërkombëtar

Lajme të ngjashme